Email

Ministria e Kulturës reagon pas imazheve të zhvendosjes së topit: Manipulim i opinionit publik, ja çfarë ka ndodhur në Durrës!

Email

Pas disa fotove dhe pamjeve të publikuara në disa portale të reja dhe një reagimi të deputetes Mesila Doda mbi zhvendosjen e topit të gjetur në Durrës, Ministria e Kulturës reagon me një njoftim ku sqaron gjithë zhurmën që po bëhet online.

Në respekt të opinionit publik dhe detyrimit për informimin e tij, lidhur me reagimet e imazhet që kanë qarkulluar sot në media për gërmimet arkeologjike që po zhvillohen pranë projektit të mbikalimit në Durrës, Ministria e Kulturës sqaron se:

Gërmimet arkeologjike, dokumentimi dhe transporti i objekteve arkeologjike në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, po realizohen në zbatim të vendimit Nr. 31 datë 01.03.2017 të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, specifikisht pika II dhe V e tij, ku përcaktohet kryerja e gërmimeve arkeologjike nga Instituti i Arkeologjisë, nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Durrës, për gjurmimin e linjës periferike perëndimore të bastionit, të zbuluar nga sondazhi arkeologjik, përgjatë bulevardit “Epidamn”, deri në pikëtakimin me murin bizantin, me qëllim evidentimin e planimetrisë ndërtimore të tij.

Në po këtë vendim të para tri ditëve kërkohet qartësisht se të gjitha gjetjet arkeologjike të cilat do të dalin, të dokumentohen dhe më pas të depozitohen pranë Muzeut Arkeologjik, Durrës.

Të gjitha proceset arkeologjike po kryhen nga Instituti i Arkeologjisë i cili njëkohësisht është edhe institucioni më i lartë në vend i specializuar për kërkime shkencore në fushën e arkeologjise.

Gjithashtu e gjejmë me vend të sqarojmë se:

Topi që shihet në fotot e bëra publike nuk është strukturë arkeologjike apo rrënojë.

Topi dhe gjylet e tjera janë objekte të lëvizshme të kulturës materiale dhe si të tilla nuk mund të qëndrojnë në vendin ku zbulohen por duhet të lëvizen drejt muzeut.

Pesha e madhe e Topit, e bënte të detyrueshme përdorimin e një krahu eskavatori, për ta ngritur.

Topi u lidh me një zinxhir me veshje plastike për të mos e dëmtuar dhe më pas u transferua drejt muzeut arkeologjik për t’u trajtuar më tej dhe më pas të bëhet i ekspozueshëm, në zbatim të vendimit të mësipërm të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Bashkëngjitur fotot e dy Topave dhe Gjyleve që janë gjetur gjatë gërmimit arkeologjik të muajit shkurt, tashmë të vendosura në Muzeun Arkeologjik në Durrës për trajtim të mëtejshëm.

…read more

Email

Gjetjet arkeologjike në Durrës, Doda kritika ndaj ministres Kumbaro: Hapi sytë…

Email

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda i ka kërkuar ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro që të reagojë për gjetjen arkeologjike në Durrës.

Deputetjta e maxhoransës nuk është dakord me qëndrimin në heshtje të kumbaros.

Nëpërmejt një statusi në Facebook, Doda u ka kërkuar edhe ambasadorëve të huaj edhe kruyeprokurorit të veprojnë për situatën në Durrës.

Statusi

Ky eshte turp i papare. Mirela Kumbaro hapi syte dhe vepro se kjo eshte e turpshme, Adriatik Llalla mos me fol me per punen e perkushtuar te prokurorise, ja ku e ke vepren penale diten per diell ….

Ambasadore te nderuar… keto jane akte te shemtuara si ato te shkaterrimit te Palmires. Kjo eshte trashigimi boterore dhe asnje brez nuk mund te amnistoje kete xhahil e shkaterrim qe i behet trashigimise boterore.

Deshperim kur i sheh gjithe institucionet qe rrijne e veshtrojne nje xhahil te qytetit te vet. Durrsi meriton me shume. Ky eshte turpi ne fytyren e qytetit dhe pafuqia e gjithe njerzve normale perballe ligesise

…read more

Email

Agron Tufa përplaset me Diana Çulin: Ke firmosur për vrasjen e dy poetëve (anulohet aktiviteti)

Email

Agron Tufa është përplasur me kolegen e tij, Diana Çuli.

Kjo e fundit kishte planifikuar një aktivitet letrat tek “Piramida”.

Por, Agron Tufa ka ftuar disa poetë që të lexonin poezi në aktivitetin e Çulit, të dy poetëve Genc Leka e vilson Blloshmi, që sipas tij, janë vrarë pikërisht me firmën e Çulit.

Ejani të lexojmë poezitë e poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi para Diana Çulit, në të njëjtin vend me vrasësen e tyre”, shkruante Tufa në Facebook.

Për të shmangur përplasje, Diana Çuli e ka anuluar aktivitetin.

Pas vendimit për anullimin e këtij aktiviteti, Tufa shkruan sërish në Facebook.

Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë poetët e lexuesit që na mbështetën me praninë e tyre sonte ne “You, me & Bukoëski” për mbrëmjen poetike kushtuar poetëve martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Prania juaj bëri të zbythej vrasësja e tyre, sh-krim-tarja Diana Çuli, siç edhe parashikohej. U kënaqëm shumë dhe u dhamë një mësim etik në distancë të gjithë atyre që keqpërdorin projektet me fondet publike, që u janë dhënë ndershmërisht për të promovuar shkrimtarët shqiptarë, e jo vrasësit që nuk kanë kerkuar falje. Replika, e them sinqerisht, nuk kishte lidhje fare fare me MK, që thjesht ofron mundesi, por per udheheqeset e projektit, qe me një mendjelehtësi shokuese mendojnë se mund të

Kurorëzojnë Trëndafilat me zhaba ose Zhabat me Trëndafila. Respekt për 30 të pranishmit! Në Kënetën tonë, ne së bashku do të dimë t’i mbajmë, së paku, ca rrjedha uji të pastër…. Sa për modele morale në ndotjen e përgjithshme. Ky i sotmi ishte një aksion ekologjik në letërsi”.

…read more

Email

Më shumë bashkëpunim dhe aktivitete, Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë Kalendarin e Përbashkët Kulturor

Email
Më shumë ngjarje artsitike, shkëmbime e bashkëpunime mes teatrove, Galerive Kombëtare, Institucioneve të Trashëgimisë Kulturore , Bibliotekave Kombëtare, të Drejtat e Autorit dhe jo vetëm. Ky është qëllimi dhe ajo çfarë parashikon kalendari i përbashkët kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili u nënshkrua ditën e sotme mes dy minstrave, Ministres së Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
Të dy ministrat vlerësuan këtë Protokoll Bashkëpunimi në fushën e kulturës, i cili nënshkruhet për të katërtin vit radhazi mes dy vendeve, me qëllim thellimin dhe forcimin e hapësirës së përbashkët kulturore.
Ministrja Kumbaro gjatë nënshkrimit të Protokollit për kalendarin e përbashkët kulturor, vuri theksin tek një bashkëpunim më i ngushtë si në fushën e restaurimeve, por dhe shfaqjeve dhe performancave të Operas dhe Baletit
Nga ky bashkëpunim fiton kultura, artistët dhe publiku. Ndjehem me fat që jam pjesë e kësaj historie bashkëpunimi që në krye të herës, kur në vitin 2014 nisëm bashkë me Qeverinë e Kosovës, institucionin e Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri- Kosovë”, shkruan Kumbaro në Twitter pas nënshkrimit.
Këtë vit u propozua edhe zhvillimi i një Festivali të përbashkët (ose Java kulturore shqiptare) me koncerte folklorike, panaire artizanati, panaire kulinarie, koncerte të këngëtarëve të ndryshëm, ekspozita të pikturës, të kostumeve popullore, fotografike, etj nga te dy vendet me synimin që ky lloj aktiviteti të kthehet në traditë e të zhvillohet çdo vit në qytete të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.
Ky Protokoll Bashkëpunimi, gjithashtu parashikon se palët me marrëveshje mund të plotësojnë dhe ndryshojnë listën e aktiviteteve të përfshira në kalendar.
Kalendari i Përbashkët Kulturor, është rezultat i Deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i vitit 2014.

…read more

Email

Rexhep Qose viziton familjen e Dritëro Agollit: Ai e shkroi jetën pa e tjetërsuar

Email

Akademiku Rexhep Qose ka vizituar familjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ku ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta.

Qose e ka vlerësuar lart figurën e Agollit duke thënë se ai e shkroi jetën pa e tjetërsuar.

Akademiku i ka kërkuar ndjesë familjarëve për mungesën e tij në homazhe për shkak të një problemi shëndetësor.

Sadije Agolli, i ka transmetuar Qoses një dëshirë të bashkëshortit të saj e cila ishte për tu takuar me akademikun.

…read more

Email

Kur FBI spiunonte Gabriel Garsia Markezin, me urdhër të Edgar J. Hooverit

Email

Zgjatet kështu lista e shkrimtarëve dhe artistëve të spiunuar në të dy anët e oqeanit: Ernest Hemingueji, Xhon Stainbek, Carli Caplin, Xhorxh Oruell, Doris Lesing. Dhe tani, Gabriel Garsia Markez

Po çfarë vetmie… . Duket se Gabriel Garsia Markezi (1927 – 2014), pa e ditur fare, ka kaluar plot 25 vite “i shoqëruar”: shkrimtari kolumbian është spiunuar në mënyrë të vazhdueshme nga FBI, mes viteve 1961 dhe 1985. E përditshmja amerikane Uashington Post, që ka mundur të shohë dokumenta të deklasifikuar kohët e fundit, të agjencisë së hetimit, shkruan se dosja e Markezit ishte hapur nga Edgar J. Hooveri, drejtori legjendar i FBI-së. Dhe nuk u mbyll, as kur Markezi mori çmimin Nobel për Letërsinë. Bëhet fjalë për një dosje prej 137 faqesh, e cila në kopertinë ka emrin e shkrimtarit të famshëm, dhe autorit të “Njëqind vjet vetmi”: atëherë, detektivët nisën të rregjistrojnë lëvizjet e tij, si dhe njerëzit që frekuentonte. Një vëmendje e veçantë i kushtohej udhëtimeve të tij në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën latine.

Dosja e kushtuar Gabos, shkruan e përditshmja amerikane, është hapur nga vetë Hooveri, i cili për pesëdhjetë vite drejtoi byronë amerikane të hetimit dhe u bë i famshëm për mungesën e fleksibilitetit në metodat e tij të hetimeve. Shkrimtari konsiderohej nga Hooveri një i dyshuar, për shkak të simpative të tij kundrejt regjimit të Fidel Kastros. Që nga viti 1959, Markezi kishte filluar që të bashkëpunonte si korrespondent nga Bogotaja, i “Prensa Latina”, agjencia zyrtare e shtypit e Havanës. Kishte takuar personalisht Fidelin, me të cilin më pas do të bëheshin miq.

Një miqësi jetëgjatë ajo mes shkrimtarit dhe lider maximo-s, e cila erdhi e u forcua me kalimin e viteve, ka kujtuar Kastro, prej “bisedave dhe diskutimeve, gjithmonë interesante dhe stimuluese”.
Megjithatë, në fundin e Luftës së Ftohtë, afërsia e Gabriel Garsia Markezit me Fidel Kastron nuk u pa si pengesë për presidentin amerikan, Bill Klinton, i cili e vlerësonte shumë shkrimtarin. Klintoni shfuqizoi ndalimin që i bëhej prej vitit 1961 dhënies së vizës për Markezin dhe e priti në Shtëpinë e Bardhë.

Mbi bazën e dokumentave të dosjes, hera e parë që Markezi ra në “rrjetën” e vëmendjes së FBI-së ishte pikërisht në vitin 1961, kur ai punonte pikërisht për “Prensa Latina”: për një muaj, ai mori me qera një dhomë në Hotel Uebster, në Nju Jork, duke paguar dyqind dollarë për kohën e qëndrimit. Me të në apartament, gjatë asaj periudhe të qëndrimit në Amerikë, ndodheshin e shoqja, Mercedes Barcha dhe djali i parë, Rodrigo Garcia Barcha.

Jeta e Gabos mbeti nën mbikëqyrjen e agjentëve investigativë amerikanë për njëzetë e katër vite, pa ndërprerje: që nga periudha kur punonte për agjencinë kubane, deri në vitet kur shkruajti romanin e tij më të famshëm, “Njëqind vjet vetmi”, i cili doli në vitin 1967, për të mbërritur deri në periudhën kur Markezi fitoi famë ndërkombëtare dhe fitoi, në vitin 1982, Nobelin për Letërsinë. Por ka vazhduar edhe më tej, deri në 1985-ën, një vit kur doli një tjetër vepër e paharrueshme, “Dashuri në kohërat e kolerës”. Zbulimi i dosjes së FBI-së nuk e ka habitur aspak të birin, Rodrigo, sot regjisor dhe producent kinematografik, i cili ka deklaruar për Uashington Post se nuk është aspak i befasuar. Përkundrazi, ka shtuar ai, “e kundërta do të kish qenë e pazakontë, pra nëse nuk do ta kishin spiunuar”.

Eshtë rasti i dytë, ku një fituesi të Nibelit për Letërsinë, i zbulohet këto kohë një dosje e fshehtë e shërbimeve sekretë: në fund të gushtit ishte zbuluar dosja e Doris Lesing, shkrimtares angleze, Nobeliste e 2007-ës, e cila ishte spiunuar nga MI5, shërbimi i fshehtë i Mbretërisë së Bashkuar. Shkrimtarja ishte konsideruar një “rrezik potencial” për shkak të simpative të saj komuniste, dhe ishte spiunuar për të paktën 20 vjet, edhe pas vitit 1962, kur ishte larguar nga partia.

Zgjatet kështu lista e shkrimtarëve dhe artistëve të spiunuar në të dy anët e oqeanit: Ernest Hemingueji, Xhon Stainbek, Carli Caplin, Xhorxh Oruell, Doris Lesing. Dhe tani, Gabriel Garsia Markez. Përgatiti: bota.al

…read more

Email

LIVE/ Ceremonia e çmimeve Oscar

Email

Pas një sezoni të gjatë kompetitiv pritjeje, ceremoniae çmimeve Oscar do të vlerësojë artistët më të mirë të filmit, për këtë vit. Më poshtë, mund të ndiqni LIVE intervistat me aktorët në tapetin e kuq, si edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ka nisur në “Dolby Theatre,” ku janë ndarë edhe disa nga çmimet e para.

Aktorja më e mirë në Rol Dytësor: Viola Davis (Fences)

Best Sound Mixing: Kevin O’Connell, Andy Wright, Robert Mackenzie and Peter Grace (Hacksaw Ridge)

Best Sound Editing: Sylvain Bellemare (Arrival)

Dokumentari më i Mirë: OJ: Made in America

Kostumografia më e Mirë: Colleen Atwood (Fantastic Beasts and Where to Find Them)

Çmimi për “Makeup” më të mirë: Alessandro Bertolazzi, Giorgio Gregorini and Christopher Nelson (Suicide Squad)

Aktori më i Mirë në Rol Dytësor: Mahershala Ali (Moonlight)

…read more

Email

Oscar 2017: Çfarë duhet pritur nga filmat e nominuar dhe a do t’ia vjedhë politika vëmendjen artit?

Email

Është nata më e madhe e vitit në Hollywood – ceremonia e çmimeve Oscar fillon të dielën në orën 17:3- (sipas zonës kohore të Paqësorit) dhe 01:30 të mëngjesit të së hënës (sipas zonës kohore të Greenwich). Por, ndërsa detajet e fundit përgatiten, ja çfarë duhet të prisni nga filmat konkurrentë.

Filmi më i Mirë: La La Land

Sigurisht, me një rekord prej 14 nominimesh, filmi i Damien Chazelle pritet më shumë nga të gjithë që të dalë me trofeun e “Filmit më të Mirë.” Filmi trajton historinë e një pianisti Jazz-i, i cili dashurohet me një aktore të re në Los Angeles, ndërsa të dy përballen me agoninë dhe ekstazinë e “t’ia dalit mbanë” në Hollywood. Dhe, duke qenë se Hollywood i adhuron filmat që kanë në qendër, po atë vetë (kujtoni “The Artist,” “Birdman,” etj.), “La La Land” me siguri do të dalë me trofeun e shumëpritur, pavarësisht debateve që ka shkaktuar.

Sfiduesi: Moonlight

Një film vizualisht magjepsës dhe një histori që të lë pa frymë, “Moonlight,” vendos në qendër të ekranit, tipin e personazhit, që Hollywood e ka të vështirë ta kapërdijë, nëse nuk është thjesht një stereotip dytësor në film: një i ri afro-amerikan, homoseksual dhe i margjinalizuar. Natyrisht, nëse do të arrijë të cilësohet si “Filmi më i Mirë” nga Oscar, ndonëse nuk duket se e ka të nevojshëm këtë lloj afirmimi, “Moonlight” sigurisht që do të thyejë shumë stereotipe Hollywood-iane.

I paprituri: Hidden Figures

Historia reale e tri matematiceneve me ngjyrë në një botë, që dikur i përkiste vetëm meshkujve të bardhë në Nasa-n e viteve ’60-të, ka tejkaluar pritshmëritë në kinematë amerikane dhe është filmi që ka siguruar më tepër fitime nga nëntë të nominuarit në këtë kategori.

Filma të tjerë në këtë kategori: Arrival, Fences, Hacksaw Ridge, Hell or High water, Lion, Manchester by the Sea.

Aktorja më e Mirë: Ema Stone (La La Land)

Nëse “La La Land” arrin të dalë si filmi më i mirë i vitit në Oscar, atëherë me shumë gjasa do të marrë edhe aktoren Emma Stone me vete, si aktorja më e mirë. Stone, gjithashtu është në moshën dhe shkallën e duhur të karrierës, në të cilën Akademia preferon të pranojë aktoret kryesore femra.

Sfiduesja: Isabelle Hipper (Elle)

Aktorja franceze arriti të fitonte një “Golden Globe” për rolin e saj në thrillerin “Elle,” i cili ka në qendër historinë e përdhunimit dhe hakmarrjes të një biznesmeneje të suksesshme. Gjithashtu, shumë kritikë mendojnë se Oscar duhet t’i japë asaj vlerësimin e merituar për një karriere 40-vjeçare.

E papritura: Natalie Portman (Jackie)

Gjer në një farë momenti, Portman dhe Stone ishin dy konkurrentet kryesore, pasi Akademia i adhuron aktorët, të cilët arrijnë të shndërrohen në legjenda të jetës reale, siç Natalie Portman arriti me ish-zonjën e parë të SHBA, Jackie Kennedy. Por, filmi nuk rezultoi si suksesi i parashikuar tek shikuesit amerikanë, e as në nominimet e Oscar.

Nominime të tjera në këtë kategori: Ruth Negga (Loving), Meryl Streep (Florence Foster Jenkins).

Aktori më i Mirë: Denzel Washington (Fences)

Denzel Washington është ndoshta aktori më i preferuar për të fituar në këtë garë. Nëse ia del mbanë, ai do të jetë aktori i katërt që arrin të sigurojë tri çmime Oscar në këtë kategori. “Fences” është historia e një babai afro-amerikan, i klasës punëtore, të cilit i duhet të kujdeset për familjen e tij në Amerikën e viteve ’50-të, ndërsa përballet me ngjarje që trondisin jetën e tij.

Ose ndoshta kryesori është: Casey Affleck (Manchester by the Sea)

Prej disa vitesh, sfida nuk ka qenë kurrë kaq e ngushtë në këtë kategori, ndërsa Affleck ka marrë mjaft kritika positive për rolin e tij. Por, ai e humbi vendin e parë në nominim, pjesërisht pasi ai nuk konsiderohet edhe aq joshës në fushatën e nominimeve të Oscar dhe pjesërisht për shkak të hijeve të dyshimit, që ranë mbi të pas akuzave për një ngacmim seksual në vitin 2010.

I paprituri: Ryan Gosling (La La Land)

Nëse Gosling arrin të fitojë këtë kategori, atëherë “La La Land” me siguri do të marrë çdo çmim, në të cilin është nominuar.

Nominime të tjera në këtë kategori: Andrew Garfield (Hacksaw Ridge), Viggo Mortensen (Captain Fantastic).

Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor: Viola Davis (Fences)

Duke luajtur të njëjtin rol, që i siguroi asaj një “Tony Award” në Broadway, Viola sipas kritikëve, e ka të sigurt trofeun në këtë kategori.

Sfidueset: Naomie Harris (Moonlight), Nicole Kidman (Lion), Octavia Spencer (Hidden Figures) dhe Michelle Williams (Manchester by the Sea). Të gjitha këto aktore kanë dhuruar performance mjaft të mira, por ndoshta nuk do t’iu duhet të përgatisin një fjalim pranimi për çmimin.

Aktori më i Mirë në Rol Dytësor: Mahershala Ali (Moonlight)

Ali ishte aktori që tërhoqi më tepër vëmdnje në kastin e filmit “Moonlight,” dhe me një rol në “Hidden Figures,” ai është një tjetër aktor, të cilin Akademia mund ta përzgjedhë si yllin e radhës.

Sfiduesi:
Dev Patel (Lion)

Për Patel ka patur një dashuri të madhe dhe mbështetje të vonë. Aktori, i cili duket se ka arritur pjekurinë artistike tetë vjet pas perfomancës së tij tek “Slumdog Millionaire, filmi që arriti të merrte tetë çmime Oscar.

I Paprituri: Jeff Bridges (Hell or High Water)

Ai mund të jetë në një rol dytësor, por Bridges duket se ka arritur të vjdedhë vëmendjen nëpërmjet performancës së tij si Texas Ranger.

Nominime të tjera në këtë kategori: Lucas Hedges (Manchester by the Sea), Michael Shannon (Ncoturnal Animals).

Regjisori më i Mirë: Damian Chazelle (La La Land)

Filmi është kaq i preferuar nga Akademia, saqë me shumë gjasa, ata do të vlerësojnë vizionin e Chazelle dhe faktin, që ai ka arritur të krijojë një film të tillë, vetëm në moshën 32-vjeçare. Ai do të ishte regjisori me moshën më të re, që fiton këtë çmim.

Sfiduesi: Barry Jenkins (Moonlight)

Por, “Moonlight” tregon gjithashtu një talent vision të rrallë regjisorial, ndërsa jep shenjat e para të një talenti të ri të madh tek

Jenkins, i cili do të ishte i pari afro-amerikan, që fiton këtë [mim.

I Paprituri: Mel Gibson (Hacksaw Ridge)

Do të ishte vërtetë e …read more

Email

Ekspozita e Ramës në Firence mbledh politikanë dhe artistë. Rama mungoi

Email

Është hapur këtë te premte, në Galerinë e mirënjohur të artit “Eduardo Secci” në Firence, ekspozita personale e kryeministrit Edi Rama.

Dritare.net mësoi se kryeministri nuk ishte i pranishëm në inagurim, megjithëse ishte parashikuar prania e tij dhe biseda me kritikë e njohës arti.

Ai ka qenë në Vlorë, dhe ndërsa çelej expo e tij në Firence, po jepte një intervistë, në TV Vlora, për të ardhmen e qytetit, ku është dhe duket se do të vazhdojë të jetë deputet.

Gazetarja Evi Reci, sjell eskluzivisht për dritare.net, disa detaje nga mbrëmja fiorentinase e artit të Kryeministrit shqiptar.

Ekspozita , që mblodhi për disa orë në galerinë e famshme të Firences, personazhet më në zë të politikës dhe artit italian, përmbante skica, skulptura dhe wallpaper.

Dukej se në atë hapesirë, ishte transferuar atmosfera e zyrës së kryeministrit nga Tirana në Firence.

Në galeri ishte ekspozuar një seri e tërë e “Doodles” e prodhuar nga viti 2000-2012.

12 vite art i Ramës, do të jetë deri në prill i ekspozuar në Firence.

Më herët në një komunikatë për shtyp, vetë Galeria cilësonte se: “Galeria Eduardo Secci” është e lumtur të shfaqë ekspozitën personale të Edi Ramës, artistit dhe kryeministrit shqiptar.

Ai është një personalitet politik i cili jo vetëm i është përkushtuar rimëkëmbjes ekonomike të vendit të tij, pas vitesh krize, mbas rënies së komunizmit, por e bën këtë falë ndjeshmërisë së fortë artistike”.

…read more