Email

VIDEO/ Kadare s’ka firmosur peticion kundër bypass në Gjirokastër! Kumbaro: Emra kaq të shquar, nuk na i kanë borxh keqpërdorimin!

Email

Ismail Kadare nuk ka firmosur peticionin e aq shumëpërfolur nga mediat, lidhur me një kërkesë të bërë nga një grup intelektualësh të udhëhequr nga Moikom Zeqo kundër projektit për Bypass-in e Gjirokastrës.

Këtë fakt e bëri sot të ditur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë një takimi me Forumin Gjirokastra ku u diskutua për bypassin e Qendrës Historike, interesin e kthimit të Qendrës Historike në zonë këmbësore e duke u angazhuar për organizimin e një tryeze të ardhshme teknicienësh për një shkëmbim profesional. Kumbaro tha se në një komunikim me shkrimtarin, ai nuk kishte informacion për bypassin, madje biseda me zotin Moikom Zeqo ishte fokusuar tek shqetësimi i përgjithshëm për Gjirokastrën.

Kumbaro tha se është joetike që opinioni publik të manipulohet duke përdorur emra si Kadare. “Emra kaq të shquar, nuk ka i kanë borxh kepërdorimin”, tha ajo.

Moikom Zeqo, anëtar i forumit për mbrojtjen e Gjirokastrës, pohoi disa ditë më parë se Ismail Kadare i ka dërguar përmes emailit aprovimin e tij për nënshkrimin e relacionit. “Këtë Relacion ia dërgova të shoqëruar me një letër time edhe Ismail Kadaresë dhe u gëzova se ai u përgjigj menjëherë, me përkushtim. Kadare pranoi ta nënshkruante Protestën tonë për ruajtjen e Qendrës Historike te Gjirokastrës deri në fund dhe sipas kritereve shkencore”, deklaron Zeqo.

…read more