Email

Intervista/ Mirela Kumbaro: Gruaja seks i dobët?- Thjesht klishe! Të pazotët e Fjalës, godasin gruan e fortë me mjetet e poshtra të paragjykimeve seksiste

Email

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një intervistë për Koha Ditore, ndalet në një bisedë të gjatë mbi dhe për gruan, si pjesë e rëndësishme e shoqërisë, po aq sa burri e së bashku me të. Ministrja e Kulturës, duke cituar Margaret Atwood thotë se “Fjalë, pas fjale, pas fjale, pas fjale bëhet Fuqi”. Më tej duke u ndalur tek femra në shoqërinë shqiptare, Kumbaro thotë se ajo qëndron në proporcion të drejtë me shkallën e emancipimit të shoqërive shqiptare në këto vende.

-“Ata do të shohin ty gjithnjë si një grua.” Margaret Atwood shprehet kështu teksa flet për autoret femra në letërsi. A e keni ndjerë këtë fjali të Ateood gjatë katër viteve që ju jeni në politikë?

Shoqëria njerëzore, jo vetëm ajo shqiptare, e ka ngulitur kaq fort këtë perceptim në ashtin e vet historik sa që do duhet shumë shumë kohë për ta ndryshuar sado pak. Për të qenë e sinqertë për sa kohë isha vetëm në ushtrim të profesionit dhe të angazhimit tim civil, e shihja por nuk e ndjeja, sepse ia dilja vetëm me punën time ta mundja këtë perceptim.

Në politikë, ku “armët” e kanë shumë të vështirë të mbahen vetëm te parimi dhe ku shpesh goditjet janë të pabesa, kundërshtari vihet në kërkim të dobësive të atij që ka përballë e që do të godasë. Kur përballë është një grua e cila s’ka dobësi atëhere i kthehen dobësisë “biblike” të të qënit femër dhe këtu Atwood ka të drejtë. Vetëm se këta katër vite më kanë treguar gjithashtu se kjo është arma – nëse mund të quhet e tillë – e meshkujve të dobët me goditje të ulëta që vijnë nga lart.

-Megjithatë politika ka qenë gjithnjë domeni i burrave, por prej kohësh duket se gratë po dominojnë këtë terren…Sa e ka përmirësuar femra në politikë, vetë politikën?

Ky është hap drejt emancipimit të shoqërisë në përgjithësi dhe jo vetëm meritë e grave që janë padyshim në krye të çdo arritjeje të tillë qytetëruese. I vë në krye të kësaj arritjeje gratë jo kur janë shumë por kur janë cilësore. Dhe fakti që sot në Shqipëri ka një qeveri që ka numrin më të madh të grave ministre jo vetëm në historinë e Shqipërisë por dhe të rajonit të Ballkanit, është provë e cilësisë, e emancipimit të forcës politike që ka ndërtuar këtë qeveri dhe padyshim edhe e shoqërisë shqiptare që ka votuar një shumicë politike që krijon hapësira për protagonizmin e gruas në qeverisje e vendimmarrje.

Por kjo mbetet vetëm një betejë e fituar dhe jo një fitore finale. Shoqëria shqiptare është ende shumë larg fitores së luftës për emancipimin e shoqërisë së vet. Sepse lufta për emancipim dhe qytetërim është luftë graduale dhe ecën me shpejtësinë e Fjalës së arsimuar që do kohën e vet.

-Në fushatën që bëri gjatë kandidimit për presidente ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton, u shpreh se ishte një feministe, cka tregonte se “feminizmi” nuk ka mbaruar, dhe gratë duket se kanë ende mure me të cilat përballen për të drejtat e tyre…?

Të them të vërtetën, në përgjithësi kjo fjala “feministe” më ka bezdisur dhe as veten s’e kam quajtur ndonjë herë të tillë, madje as nuk e përdor në fjalorin tim. Po kështu nuk kam menduar e as besuar ndonjëherë se emancipimi i shoqërisë është një kauzë vetëm e grave. Lufta për të drejtat e grave apo të çdo kategorie tjetër shoqërore që diskriminohet për arsye të ndryshme duhet me domosdo absolute të shihet si kauzë e njerëzimit mbarë, e shkollës dhe e ligjit, e politikës dhe e shoqërisë civile, e burrave dhe e grave. Jo pa qëllim vendosa në krye shkollën sepse ajo është arma më e fortë: edukim, edukim, edukim. Është afatgjatë por e para. Gjithcka tjetër vetëm ndihmon për të shpejtuar ritmin por nuk e zëvendëson suksesin e edukimit dhe të kulturimit në emancipimin e shoqërisë.

-Ju vini nga bota e letrave, keni përkthyer në shqipe e një feministe të njohur si Margarite Duras… Çfarë ndryshon në feminizmin e shekullit XXI?

Unë kam përkthyer letërsinë e shkrimtares Marguerite Duras, jo feminizmin e aktivistes Marguerite Duras, siç kam përkthyer edhe letërsi të autorëve të tjerë.

Pastaj lexuesi, kritikët, edhe feministët po të doni, janë të lirë të lexojnë atë që duan të shohin më shumë në një tekst.

Do të më lejoni të mos hyj në analizat e evolucionit të feminizmit nga një shekull në tjetrin sepse asnjëherë nuk ka qenë objekt specifik as i kureshtjes time as intelektuale dhe aq më i pak asaj letrare. Unë kam lexuar dhe admiroj letërsinë e Simone de Beauvoir-it, jo thjesht se ka qenë feministe, por një mendje e ndritur e shekullit XX, një forcë e jashtëzakonshme e shpirtit dhe e dijes, siç ka qenë dhe mbetet një referencë iluminuese për mua edhe vepra e Jean-Paul Sartre dhe e gjithë filozofisë së majtë europiane, pavarësisht nëse kanë qenë burra apo gra. Secili prej tyre është një model në luftën për emancipimin dhe forcimin e pozitave të gruas në shoqëri. Luftë e gjatë kjo…

– “Burrat i duan femrat që shkruajnë. Edhe atëherë kur ata thonë jo. Një shkrimtare është gjithnjë një vënd i jashtëzakonshëm për për tu vizituar…” Margarite Duras, një shkrimtare që ju e keni sjellë në gjuhën shqipe i karakterizonte kështu femrat që shkruanin…Si është kjo bota që tërheq e femrave të shkrimit…?

Unë mendoj që kjo nuk është fuqia e femrave që shkruajnë. Kjo është fuqia e FJALËS. “Fjalë, pas fjale, pas fjale, pas fjale bëhet Fuqi”, thotë Margaret Atwood, meqë ma nisët intervistën me këtë shkrimtare. Kur këtë fuqi e ushtrojnë ato që janë më të paragjykuarat, më të sulmuarat, më të diskriminuarat, befas kjo fuqi bëhet magjepsëse se mbase nuk pritej nga publiku i ditur. Ndërsa i padituri, (qoftë se është i pafat, qoftë se është i ngratë, qoftë se e ka zgjedhur të jetë i tillë) …read more