Email

FOTOT/ Vilat antike në Borsh…

Email

DRKK Vlorë në kuadër të vlerësimit të potencialit arkeologjik që ka zona e Bregdetit të Himarës dhe mirëmbajtjes, promovimit, si dhe vënies në mbrojtie të siteve arkeologjike të kësaj zone, ndërmorri një fushatë pastrimesh dhe dokumentimesh të strukturave të ruajtura arkeologjike të quajturat vila antike e Muzgës dhe vila antike e Ngurës, në fshatin Borsh.

Specialistët e DRKK Vlorë po hartojnë dokumentacionin, që këto dy monumente të rëndësishme të antikitetit të vihen në mbrojtje dhe të marrin statusin monument kulture, si dhe në të ardhmen të kthehen në site arkeologjike të vizitueshme.

Pastrimi dhe dokumentimi i këtyre strukturave arkeologjike, u krye nga sektori i Himarës nën mbykqyrjen e arkeologut Kriledjan Çipa.

Vilat antike të Muzgës dhe Ngurës ndodhen pranë fshatit të sotëm Borsh në Bashkinë e Himarës dhe në antikitet kanë shërbyer si ferma antike, të cilat shfrytëzonin aktivitetin bujqësor dhe blektoral që zhvillohej në territorin përreth qytetit antik të Borshit në periudhën helenistike dhe më vonë atë romake.

Vila antike e Muzgës është identifikuar dhe dokumentuar nga arkeologu Jano Koçi në vitin 1990, ndërsa ajo e Ngurës është identifikuar dhe dokumentuar vitet e fundit nga Prof. Ilir Gjipali.

…read more