Sofia e Gjeraqinës

kristo cipa

Nga Kristo Çipa

Ujrat e Buronjës atë mëngjez pranveror ishin më të hareshme e më të zhurmshme se kurrë. Gurgullima e lumit si marrës i këngës polifonike zë metalik bashkohej me ison mijëra zërëshe të zogjve që ciceronin nëpër degët e rrepave në buzë të lumit të lashtë e elegjik. Natyra ishte në delir. Vetëm malet ishin të heshtur sepse kishin rënë në mendime.

Sa herë zë e kullon bora ata i kap një trishtim dhe brenga e palexuar kërkon të rrjedhë nëpër shtratin e Shushicës kujtesën e tyre. Por madhështia e tyre nuk e lë brengën të dale. Ҫmimi i madhështisë është i rëndë. Peshon sa malet e pak më shumë. Nuk ka gërxh, gur, shkrep, pllajë, luginë, hon e guvë, që të jetë anonim, por dhe emrat kanë një histori qoftë ajo epike, tragjike, elegjike, lirike, ironike apo edhe komike.

Labëria dhe malet e saj nuk janë aq pjellore me bimësitë se sa me historitë. Ndaj ka aq shumë burime ujore si për të tretur kripërat e historisëq ë koha ka shtresëzuar nëpër palët e sepeteve të lavdis labe. Shumë janë thënë,ca janë shkruar, shumë të tjera presin të dritësohen e botës së sotme të qytetëruar t’i tregohet.

Diku andej nga Qafa e Dërrasës, plasi një burim që turbullonte e shkumëzonte me ditë të tëra. Lajmi gjarpëroi nëpër xhaden e pashtruar e të arnuar që të çon tek sheshi i Gjolekes dhe u fut brenda në lokalet e fshatit për t’i kujtuar se ҫ’kishte ngjarë shtatëdhjet vjet më parë në qafën e Gjeraqinës.Qeleshe bardhët me ҫibukët e shqoptë, filluan të gjenin në kujtesën e tyre damaret e ujit dhe ngjarjen që buronte.

-Eh!Si s’u platit kjo dhimbje e thiktë që ka vite që na sëmbon në zemër këtu në fshatin tonë !- e ngau biseden xha Hasani ,duke humbur i trishtëm pas shtëllungave me tym që nxirrte ҫibuku I tij I fundit në përdorim në jetën duhanpirëse të këtij fshati.

– Eh djali I varfër!Donte trendelinë në Papadhimë!Por bari ynë ka helm dhe I hidhëron sheleget.Moj greke e bukur,moj greke!Shkove si ylberi në qafën e Dërrasës dhe na godite yllin e ҫuar!Ishim të egër në krenarinë tonë dhe ja bëmë kurban krenarisë atë djale,ndaj dhe plasi uji atje në shtufishtë të Toҫes.Dhembja është më e fortë dhe më e thellë se krenaria-shtoi i menduar e i lënduar thellë xha Hasani.

-Dhembjet i kemi qarë e kënduar, xha Hasan, se i kemi patur dhe bërë pjesë, por këtë të qafës së Gjeraqines nuk kemi ditur e nuk dimë ende ҫ’farë emër t’i vemë!-tha Bejtua, një ndër ata bashkëfshatarë që e kishte kaluar jetën jashtë atdheut e tani që kishte dale në pension ishte kthyer e banonte në fshat në strrallin e mallit siҫ thoshte dhe vet.

– More Bejto ajo qe dhembje sa e rrallë edhe e marrë.!Ajo bukuria e grekes të marroste e të ngaste.Edhe sot që jam 80 e kusur vjeҫ kur I kujtoj fytyrën e saj më lajthitet mendja e më kullot si dreri në lëndinen e bukur

– Avash,avash se të kap tensioni e na le amanetet xha Hasan!- e ndërpreu një djalosh mjekërkare, se nuk ishte më e bukur grekja e Gjeraqinës se bejkat e sterrallit tonë!

– Bejkat tona, bejka janë, more djalë, por janë bejka të serta, ndërsa grekja ishte zëre me magji që të rrëmbente sikur kishe pirë nga ky hashashi juaj.- ja ktheu xha Hasani

Plasi gazi në local, atë ore muzgu pranveror dhe të gjithë ju lutën xha Hasanit t’u tregonte me hollësi atë ndodhi të ngjarë në luftën e dytë botërore. I vënë në pozitë të vështirë nga kjo kërkesë, xha Hasani e mbushi edhe një herë ҫibukun,hoqi thellë dhe duke ulur përgjysëm kapakët e syve nën tendën e vetullave të trasha, filloi shtruar e dëshpëruar të tregonte.

. . .

-Ishin vitet e luftës së dytë botërore!Luftrat o djem,e kanë fytyrën të llahtarisur, barkun të boshatisur, syrin të zalisur e xhepin të grisur.Këto anët tona që tani në kohë paqeje janë të harruara e të humbura nga syte e botës e të qeveritareve, në luftë bëhen kryeqendra e si i thoni ju të rinjtë, vendosin fatet e popujve dhe gatuajnë qeveritë e ardhshme.

Në luftë këtu burri e gruaja kanë vlerën e princave e kontërve, ministrave e ambasadorëve. Ky vend i shtufit e këto male të thata, burojnë ushqim jete për luftëtarët e lirisë dhe muhaxhirët e këputur, për miqtë dhe armiqtë. Po,po! Edhe për armiqtë!- se edhe ata i gostit ky vend sa janë këtu e kur vjen ora për t’u larguar u tregon rrugën e kthimit. Se, mëqë ra fjala për armikun, s’ka ndodhur kurrë në këto anë që armikun t’a presëm në besë.

Jo,jo! I themi të largohet dhe po s’na dëgjoi ia shtrojmë rrugën me barut. Ndërsa miku bëhet vendas dhe buka e tij gatuhet në ҫdo vatër e sofër, në ҫdo konak e stan. Ky vend pa miq është i pabanueshëm. Miku është dielli i këtij vendi.

Nejse u mora shumë me këtë punën e mikut dhe armikut por do t’ju tregoj për atë që më pyetet. Ishte viti i dytë i luftës italo-greke dhe futja e gjermanit përcaktoi fatin e luftës. Pasi italianët depërtuan brenda kufirit grek karvanet me refugjatë e muhaxhirë filluan të vinin në anët tona duke kërkuar bukë e strehim.

Sa kalonte një karvan vinte tjetri dhe rrugët e fshatrat u mbushën me hallexhinj. Pleqësitë e fshatrave të Labërisë u mblodhën dhe vendosën t’i ndanin nëpër shtëpi për të kaluar atë periudhë të vështirë e kur të qetesohej situata të ktheheshin në shtëpitë e tyre.U thashë edhe më parë që në luftë këtu vendi bëhet kryeqender dhe pleqësitë e paritë e vendit janë si qeveri të vogla por të forta e te afta për tu bërë ballë kërkesave të luftes. Pra pleqësite filluan të nikoqirisnin hallet e luftës..U ndanë nëper familje dhe mbanin shënim emrat e tyre. E kishin të vështirë të komunikonin me të ardhurit e paftuar por popujt në halle kanë një gjuhë të përbashkët që …read more

Shqipëria, vendi i fundit i shekullit ’20/ Përshtypjet e shkrimtarit boshnjak: Shqiptarët, njerëz më të mirë se sllavët

shehic

Duket sikur njerëzit këtu janë shumë më të mirë se ata në hapësirat tona. Ata janë të çliruar nga dashakeqësia e ndyrë e sllavëve të jugut. Përshtypja ime është se shqiptarët janë njerëz më të mirë se sllavët e jugut, gjë që edhe nuk është vështirë të jenë. Duhet të udhëtosh në Kosovë, dhe në Shqipëri.

Nga Faruk Shehiç

Se sa janë normale marrëdhëniet ndërmjet shteteve të krijuara me rënien e Jugosllavisë e dëshmon fakti që për të shkuar në Kosovë duhet të shkosh për vizë në Tiranë, e vetëm atëherë mund të nisesh për atje. Me kushtin që të kesh ndonjë të njohur të fortë, vizën do ta marrësh shpejt, ndërsa në mënyrë të rregullt kjo zgjat një deri në dy muaj. Këtë vizë ne e meritojmë, sepse partitë politike të Republikës Serbe bëhen më katolike se Papa, prandaj në këtë mënyrë Serbia ka raporte më të mira me Kosovën sesa Bosnja. Ngase duhet të jesh më serb se ata nga Serbia, gjë që Milorad Dodik ia arrin tanimë me vite të tëra. Për atë unë që sot do ta pranoja Kosovën dhe do të vendosja marrëdhënie normale diplomatike me të. Por, unë jam një askush dhe një asgjë. Prandaj, nëse doni të udhëtoni në Kosovë, përgatituni për një odise të gjatë.

Kur në fund ta marrësh vizën, gjithçka të kushton shumëfish. Vetë qëndrimi në Tiranë, edhe pse ishte i shkurtër, më bindi se ndodhem në një vend të çuditshëm dhe jo të zakonshëm. Sepse aty ku ka palma dhe ku nën dritare rritet limoni, sigurisht nuk mund të jetë keq. Mund të jesh i varfër, por së paku je i pasur me dritën e diellit, ajo për të cilën vuajnë europianët veriorë të pasur me para, por jo edhe me klimë.

Tirana është zgjua i ngrohtë i njerëzve, automobilave dhe natyrës së ndërtimeve transitore. Në qytet dominon bulevardi i ndërtuar në kohën e Musolinit, dhe të gjitha institucionet shqiptare janë ndërtuar kryesisht atëherë. E ato janë të rrethuara me atë që e ndërtoi tirani Enver Hoxha, për të cilin kolegu gazetar shqiptar më rrëfeu se i ka vrarë të gjithë miqtë e tij, madje edhe vëllain e vet. Kësisoj, pa e ditur fare ç’po bënte, Enver Hoxha realizoi planin nga libri “Historia dhe Europa», në të cilin Ciaron thotë që kur të arrish në pushtet, së pari duhet t’i likuidosh të gjithë miqtë. Në librin e Ciaronit kjo mund të na duket madje simpatike, por në të vërtetë nuk është aspak e tillë. Sepse kështu Enver Hoxha e torturoi një popull të tërë europian, duke e lënë në errësirë dhe nën tiraninë e pamëshirshme deri në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.

Sot Tirana është e hapur, qytet zemërgjerë, shquhet me mikpritjen e qytetarëve të vet. Sikur të më pyeste dikush se ku do të dëshiroja ta kaloja verën e ardhshme, sigurisht që ky vend do të ishte Tirana. Edhe pse nuk pashë shumëçka jashtë qytetit, shoqëruesi im më rrëfeu se gjithçka është e koncentruar rreth bulevardit kryesor, megjithatë që në kontaktin e parë e përjetova dridhjen dhe emocionin e këtij qyteti. Në kujtesën time i përjetova frazat e gjuhës shqipe, të mësuara në APJ (Armata Popullore e Jugosllavisë, vër. e përkth.). Dhe e kuptova se shqipja në vete ka mjaft italianizma, natyrisht edhe fjalë me origjinë orientale, gjë që e bën më pak të pakuptueshme për dikë që është për herë të parë në Shqipëri, e që ka njohuri elementare të gjuhës latine.

Pastaj udhëtova për në Kosovë nëpër rrafshinën e pafund me vegjetacion mediteran. Nëpër fushën e gjatë, e cila në anën e djathtë është e rrethuar me male të larta epike, ndërsa në anën e majtë është një mur i vogël kodrash, e pas tyre deti. Ai rresht i maleve gjigante shihet me rastin e aterrimit të avionit, i cili bën një xhiro sipër detit, dhe aty sheh gjatësinë e rërës së bregdetit dhe qytetin me pallate të bardha. Duket sikur ajo kurorë malesh është mbrojtësi i fundit që e ruan Tiranën nga armiqtë të cilët do ta pushtonin nga toka.

Pasi përfundon ajo ultësirë e gjatë, e rrethuar me kurora malesh, hyjmë në kanionin e lumit i cili sjell sasi të mëdha të rërës, ndërsa lumi ngjan në zhavorrin dredha-dredha, të cilin e ka grumbulluar nga lartësitë e nivelit të ujit. Gjithkund janë ekskavatorët dhe makineritë për përpunimin e zhavorrit, duke e shndërruar në rërë të imët. Lumi është i gjelbër dhe thjesht ju fton të zhyteni në të, ndoshta është ashtu për arsye se temperatura ishte mbi 30 shkallë, ndërsa në automobil pak më pak.

Në Kosovë kam qenë dy herë, kështu që përshtypjet e mia nuk mund të ishin ashtu të forta sikur në Shqipëri. Të duket sikur sapo të kalosh kufirin e kupton se po vjen në një vend tjetër, së paku sa i përket klimës. Gjithçka është e gjelbër, e freskët, sepse Kosova po këndellet nga letargjia prej disa dekadave dhe po përpiqet ta marrë veten nga traumat e regjimit represiv, në veçanti të atij të viteve të nëntëdhjeta të Milloshoviqit. Madje e krijova përshtypjen se zhvillimi ekonomik në Kosovë është më i madh se ai në Shqipëri, por këto mund të jenë impresione të cilat një udhëtar i krijon gjatë shikimit nga dritarja e automobilit.

Në Tiranë në veçanti është atraktiv komunikacioni, sepse atje marrëveshja bëhet me duar, ngasësit gjestikulojnë, dhe ashtu zhvillohet komunikacioni, sikur në Stamboll. Dhe kjo funksionon mirë, askush nuk bëhet nervoz, të gjithë përpiqen ta mundësojnë kyçjen në shiritin e dëshiruar. Ngasësit nuk janë qelbësira si këta në Sarajevë. Edhe pse shenjat e komunikacionit janë të shpeshta në rrugën e hapur, shoferët dinë të tejkalojnë, madje edhe nga ana e djathtë.

Përndryshe, duket sikur njerëzit këtu janë shumë më të mirë se ata në hapësirat tona. Ata janë të çliruar nga dashakeqësia e ndyrë e sllavëve të jugut. Përshtypja ime është se shqiptarët janë njerëz më të mirë se …read more

Ikonat e vjedhura më 2013-ën sot “Thesare të shpëtuara”!

62 vepra ikonografike të përzgjedhura do të ekspozohen në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar ditën e nesërme, më 29 shtator. Ekspozita, e cila titullohet “Thesare të shpëtuara”, zhvillohet në kuadër të “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe ka si qëllim të ndërgjegjësojë opinionin publik mbi rëndësinë e ruajtjes së thesareve të trashëgimisë kulturore.

Veprat e përzgjedhura, të cilat do të qëndrojnë në Muzeun Kombëtar deri më 5 tetor ekspozohen për herë të parë për publikun pas vlerësimit dhe kategorizimit të bërë nga Grupi i Punës, pas sekuestrimit të bërë nga koleksionisti Gjergji Thimio në vitin 2013.

Për tu ekspozuar në muze janë përzgjedhur elementët më të veçantë të këtij koleksioni, ndërsa vet ekspozita është konceptuar në dy linja kryesore: 1- Ruajtja dhe vlerësimi i trashëgimisë kulturore, dokumentimi i këtyre vlerave dhe 2- shfaqja e elementëve të tjerë, të formave më të këqija sesi degradon trashëgimia kulturore kur bie në dorë të trafikantëve apo njerëzve të papërgjegjshëm.

Pjesët e ikonostasit që janë ekspozuar janë grabitur nga kisha e “Lindjes së Shën Mërisë” në Spile, Tranosisht, Lunxhëri, Gjirokastër, kisha e Shën Kollit në Saraqinisht të Lunxhërisë etj.

Kishat e shpallura monument kulture, shpesh kanë rënë pre e vjedhjeve dhe e grabitjeve nga njerëz të papërgjergjshëm. Vjedhësit çmontojnë ose shkulin me dhunë dyert e bukura, pjesë nga amvoni, pjesë nga ikonostasi, pjesë nga fronet dhespotike, ikonat e montuara nëpër ikonostasët e kishave monument kulture dhe ua shesin matrapazëve në tregun e zi ose koleksionistëve të veprave të artit. Gjatë viteve të fundit janë grabitur dhe dëmtuar shumë kisha të shpallura monument kulture.

Diçiturat e ekspozitës janë realizuar, duke u mbështetur në katalogun e hartuar nga komisioni i ekspertëve të trashëgimisë kulturore, të cilët pas një pune njëvjeçare mundën të kryejnë me profesionalizëm regjstrimin, katalogimin dhe kartelizimin e 476 objekteve ikonografike dhe dekorative të sekuestruara tre vjet më parë.

Ekspozita zhvillohet me kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me Qendrën e Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe do të qëndrojë e hapur nga data 29 shtator 2016 deri më 05 tetor 2016, në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Ekspozita ikonografike vjen si produkt i Raportit të grupit të punës ngritur me Urdhër Ministri me nr. 457 prot. dt.28.12.2015, Urdhër Ministri me nr. 56 prot dt. 04.03.2016 mbi vlerësimin, kategorizimin dhe rakordimin e dokumentacionit që disponohet të objekteve të trashëgimisë kulturore, sekuestruara në cilësinë e provës materiale nga koleksionisti Gjergji Thimio., kaluar në pronësi shtetërore me vendim nr.1502 datë 16.06.2015 të Gjykatës Penale të Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.1459 datë 30.09.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, Vendim nr.1613 dt. 30.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim shpërndarjen e tyre në institucionet muzeore kombëtare.

…read more

FOTO/ Restaurimi i banesave historike në Gjirokastër: T’ua lëmë shtëpitë pasardhësve, siç na i lanë ne të parët!

Më shumë se 20 studentë dhe profesionistë të rinj nga 6 vende të Ballkanit janë mbledhur në Gjirokastër, për të marrë pjesë në Kampin e 31-të Rajonale të Restaurimit që trajton temën “Konservim dhe interpretim i monumenteve të kulturës”.

Pjesëmarrësit po përfitojnë dijet më të fundit në fushën e restaurimit dhe interpretimit të trashëgimisë nga ekspertë të njohur nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Italia, Anglia, dhe Suedia.

Elena Mamani, zv. Drejtore e organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij, shprehet se “punët gjatë këtij kampi dy javor janë përqëndruar në ndërhyrje në 3 monumente kulture të kategorisë së parë në Gjirokastër”.

“Jemi duke përfunduar punimet në çatinë e Banesës Angoni në Dunavat. Po në këtë banesë po punojmë në suvatimin e njërës prej dhomave. Po ashtu, kemi restauruar portën e familjes Toro si dhe jemi afër mbylljes së punimeve në fasadën e Familjes Jaho. Të gjitha këto, duke përdorur teknikat dhe mjeshtëritë tradicionale”.

Në këto ndërhyrje studentët janë udhëhequr nga mjeshtra me përvojë nga Gjirokastra, por edhe Kosova. Për mjeshtrin e çativee nga Gjirokastra, Arif Huso, “studentët dhe profesionistët e rinj në banesën Angoni janë të interesuar dhe punojnë deri në sacrificë”.

Nga ana tjetër edhe komuniteti shprehet i kënaqur me punën e zhvilluar. Raimonda Kallapudhi, trashëgimtare e familjes Jaho, shpjegon se ajo është përpjekur të ruajë të vjetrën me fanatizëm. Arsyeja pas kësaj është e thjeshtë. Dua që një ose dy dhoma t’i kthej në “guest house” për turistë. Të ardhurat që do të fitoj do t’i investoj të gjitha për t’i kthyer lavdinë e dikurshme shtëpisë. Kohën kur ishte shtëpia me oborrin më të bukur, me trëndafila turqie, dhe ku te muslluku vinin tëre gratë e lagjes për të mbushur ujë. Shtëpia ime është e paçmueshme. Siç na e lanë të parët, ashtu do t’ua lemë edhe ne pasardhësve”, shpjegon ajo.

Për studentët kjo është një eksperienë e pashlyeshme. Ata po ndjekin me përpikëri këshillat e mjeshtrave dhe pavarësisht kohës së shkurtër në Kamp kanë fituar siguri në atë ç’ka bëjnë.

Kampet Rajonale të Restaurimit organizohen nga CHwB Shqipëri dhe përfaqësojnë një model trajnimi të thjeshtë dhe të suksesshëm, i cili nisi në vitin 2007 në Shqipëri dhe tani është përhapur në katër vende të tjera të Ballkanit. Objektivat kryesore të kësaj platforme edukative janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për paqe dhe demokraci, dhe për të ruajtur mjeshtëritë dhe teknikat tradicionale.

Organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij“ i është dedikuar mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore prej më shumë se 20 vjetësh. Në aktivitetetet e saj organizata ka gjetur partneritetin e Ministrisë së Kulturës, përmes Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare, si dhe mbështetjen financiare nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA).

…read more

Ditët e Trashëgimisë Kulturore, “Onufri” udhëton drejt Lushnjes!

lushnje event

Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë” dhe “Ditëve Evropiane tё Trashëgimisë Kulturore”, në disa nga qytetet kryesore të vendit janë parashikuar një sërë aktivitetesh, që kthejnë vëmendjen nga vlerat dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore.

Në këtë frymë Qendra Kombëtare e Muzeve Berat hap nё ambientet e Muzeut Historik Lushnje ekspozitën, “Muzeu Lëvizës” e cila do të qëndrojë e hapur dhe në dy javët në vazhdim. Ekspozita përmban imazhe nga fondi i Muzeut Etnografik dhe Muzeut Onufri.

Nёpёrmjet kёsaj ekspozitë synohet që koleksioni tё bёhёt mё i njohur pёr njё publik mё tё gjerё , pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut. Si dhe tё krijoj njё rrjet aktiv bashkëpunimi me muzetё e tjera brenda dhe jashtё vendit, duke shkëmbyer eksperienca, duke promovuar kulturën, duke bashkëvepruar dhe shpërndar informacion.

Gjithashtu në data 29 shtator, Qendra Kombëtare e Muzeve Berat sjell “Takim me Traditën” në muzeun Etnografik nëpërmjet dokumentarit “Arti në kulinarinë Ilire, Berati” të studjuesit Ahmet Dursun e regjisorit Benet Nelku si dhe gatimeve të mjeshtrit të kuzhines Josif Miho.

Përmes këtij eventi publiku do të ketë mundësinë të njihet me traditën e hershme dhe shumë të njohur të artit të kulinarisë së qytetit të Beratit, si dhe do të përgatiten dhe serviren gatime të një vakti tradicional, të kuzhinës së familjes beratase.

…read more

FOTOT/ Katër princeshat shqiptare, në një set fotografik të rrallë të vitit 1937

Nga Avni Dani

Princesha Senije, Princesha Myzejen, Princesha Ruhije dhe Princesha Maxhide, katër motrat e Mbretit Zog kanë realizuar në vitin 1937 një set fotografik mjaft të bukur për kohën. Të katër princeshat kanë pozuar në pozicione të përfaërta, ku bien në sy përvec fustaneve edhe aksesorët e shtrenjtë, të denjë për princeshat e asaj kohe. Por seti fotografik i nxjerrë nga arkivat austriake, tashmë të digitalizuara, përcjell frymën e kohës pasi në të nuk mungojnë as princeshat të veshura me kostume ushtarake. Në fakt me kostume ushtarake në setin e fotove të gjetura janë vetëm dy nga katër princeshat e fotografuara, Myzejen e Ruhije. Nga 17 foto të zbuluara 6 i takojnë Princeshës Ruhije e cila është edhe më e fotografuara, ndërsa 5 foto të tjera janë të Princeshës Myzejen. Për dy motrat e tjera të Mbretit, Princeshat Sanije e Maxhide në koleksion janë nga tre foto, dhe është e dukshme se për to mungojnë edhe fotot e veshura me kostume ushtarake. Fotot thellësisht profesionale janë realizuar nga njëra prej studiove më të njohura të botës në atë kohë.

Studioja fotografike

Fotot me përjashtim vetëm të njërës prej tyre kanë edhe mbishkrimin e studios fotografike që i ka realizuar. Në stampën mbi foto shkruhet “D’ora BENDA”. Studioja është njëra prej studiove fotografike austriake më të njohura të kohës e specializuar në fotot që sot do ti quanim foto të shoubiz-it. Studioja ishte themeluar nga Dora Kallmus (e njohur edhe si Madame D’Ora 1881 – 1963) që ka qenë një fotografe hebreje austriake më e njohura e kohës në fushën e modës dhe portretit, dhe mikut të saj Arthur Benda në vitin 1907. Në fakt Dora Kallmus në vitin 1905 kishte qenë gruaja e parë e pranuar në kurset teorike të Graphische Lehr- und Versuchsanstalt (Instituti i Trajnimit Grafik) dhe po atë vit bëhet anëtare e Shoqërisë Fotografike të Vjenës. Në vite, punët e studios u bënë aq të sukseshmë dhe popullariteti në mesin e aristokracisë u rrit aq shumë saqë ata në vitin 1924 e transferuan studion në Paris. Aty studioja e rrit popullaritetin sidomos në fotografinë e modës, dhe gjatë viteve 1930 dhe 1940 aty do të pozojnë balerinat, modelet, aktorët, piktorët dhe shkrimtarët më të njohur të kohës. Pikërisht kjo studio do të realizojë në vitet 1936 dhe 1937 edhe fotot e princeshave shqiptare.

Kush ishin princeshat shqiptare

Mbretit Zog ka patur gjashtë motra. Ata janë Princesha Adile, Princesha Nafije, Princesha Senije, Princesha Myzejen, Princesha Ruhije dhe Princesha Maxhide.

Princesha Senije u martua me Princin Sehzade Mehmed Abid Efendi (1905-1973), bir i Sulltan Abdul Hamid II i Perandorisë Osmane, në vitin 1936, por ato u ndanë në vitin 1949. Ata nuk patën fëmijë. Princesha qëndroi pranë vëllait dhe motrave pjesën tjetër të jetës. Ndërroi jetë në Kanë vetëm një jave pas humbjes së motrës së saj, Princeshës Myzejen. Princeshe Adile (1893-1966) u martua me Emin Bej Agolli-Doshishti dhe patën tre djem (Salih, Hysein, Sherafedin) dhe dy vajza (Teri, Danush). Ajo iu përkushtua familjes dhe të gjithë bashkë jetuan në Angli. Vitet e fundit të jetës i kaloi ne Paris pranë djalit të saj, Salih. Princeshe Nafije (1896-1955) u martua me Ceno Bej Kryeziun. Ata patën një djalë, Esatin ose sic njihet ndryshe, Princ Tati. Ceno Bej u vra me 1927 në Pragë. Pas vdekjes së tij, Princesha së bashku me të birin jetuan në Pallatin Mbretëror pranë Mbretit Zog, nga i cili nuk u nda derisa ndërroi jetë në Kairo. Princesha Myzejen (1905-1969), Princesha Ruhije (1906 -1948) dhe Princeshe Maxhide (1907-1969) nuk u martuan dhe jetuan gjithmonë pranë Familjes Mbreterore deri sa ndërruan jetë në Kajro (Princesha Ruhije) dhe në Kanë.

Prania publike e princeshave shqiptare

Në vitet e para të Mbretërisë, princeshat kanë bërë një jetë tradicionale e pothuaj të izoluar në kompleksin e Pallatin e Princeshave (sot vendbanim i familjes Zog). Por gjithcka do të ndryshojë pas martesës së Princeshës Senije në vitin 1936. Pas kësaj dasme ata do të bëhen shumë publike, dhe Mbreti do tu japë katër motrave të tij më të reja, detyra zyrtare mbretërore. Para se të mbërrihej deri këtu, ata kishin marrë mësime në piano, valle e gjuhë të huaj, si dhe bënë disa udhëtime në Evropën Perëndimore. Në vitet në vijim të Mbretërisë Shqiptare të Zogut, princeshat patën rol të vecantë publik dhe kanë përcjellë mesazhe të fuqishme dhe të guximshme për kohën. Edhe me nxitjen e mbështetjen e të vëllait Mbretit Zog, ato u bënë ambasadore të kulturës europiane në vendin ku tradita orientale ishte ende dominuese. Mjaft të diskutuara për pasionin e tyre ndaj modës, në kronikat e kohës ata përmenden si ndër gratë e para shqiptare që dolën në plazh me kostume banje europiane. Kur mbreti ndaloi hixhabin në vitin 1937, ai dha për këtë shembull motrat e tij, të cilat u shfaqën në publik pa mbulesë dhe të veshur në mënyrë perëndimore si model për gratë e tjera. Secila prej princeshave mori drejtimin e një sektori të caktuar të jetës publike. Princesha Senije u vu në krye të Kryqit të Kuq Shqiptar. Në fakt Princesha Senije është përshkruar nga autorë të ndryshëm si motra më e preferuar nga mbreti Zog. Pas vdekjes së nënës mbretëreshë Sadije, Princesha Senije ka kryer detyrat përfaqësuese të zonjës së parë deri në martesën e vëllait të saj me mbretëreshë Geraldinën në vitin 1938. Ndërkohë Princesha Ruhije u angazhua në arsim dhe të drejtat e gruas, Princeshe Myzejen në art e kulturë, ndërsa Princeshe Maxhide në sporte. Mediat vendase e ndërkombëtare do të përcjellin vazhdimisht aktivitetet e tyre dhe ata do të dominojnë kronikat sociale të kohës. Vizita e tyre në SHBA në vitin 1938, do të shënojë kulmin e publicitetit. Ata, përkrah me ministrin fuqiplotë të Mbretërisë së Shqipërisë në SHBA, Faik Konica, do të filmohen e fotografohen teksa priten nga rangjet më të larta të politikës e shoqërisë amerikane. Në këtë vizitë Zonja e Parë Roosevelt i fton për caj në Shtëpinë …read more

Erotikë urbanistike

Nga Artan Lame

Kur austriakët hodhën në kartë idetë e para rreth orientimit që do t’i jepej të aksit të rrugës së Durrësit, (që aso kohe gjarpëronte nëpër tjetër shtrat kur i afrohej Tiranës), ideja e tyre rezultoi “vincente”.

Ata e projektuan që, në aksin e saj, që prej së largu të shihej Kulla e Sahatit, që kështu filloi të fiksohej si një prej simboleve të qytetit.

Në ato kohëra, rruga e drejtë fillonte që nga kthesa e Kasharit dhe, për udhëtarin që kishte rrugëtuar nëpër kthesa midis kodrash deri aty, papritur pas kësaj kthese të fundit i shfaqej përpara tej në horizont qyteti mes gjelberimit dhe në aks atje larg Kulla e bardhë e Sahatit.

Ende sot gati 100 vjet më pas, kjo mrekulli mund të përjetohet, paçka se me disa kushte shtesë: duhet të ketë rënë shi, që të pastrojë ajrin nga pluhuri; nuk duhet të jetë behar i nxehtë, që të mos vibrojë ajri; dhe mundësisht të jetë ditë pushimi, kur lëvizja e mjeteve është e kufizuar. Veçanërisht e dukshme është menjëherë pasi kalon Zogun e Zi.

E tillë është kjo rrugë e gjatë e gjatë, që rasti ka vendosur të jetë fund e krye erotikë, me trekëndëshin e Zogut të Zi në fillim dhe me Kullën e bardhë falike në fund.

Ehhh. Erotikë urbanistike…

…read more

Ekspertja e mjedisit që shkaktoi debat në tryezën me Ramën

UET

Në takimin e kryeministrit Edi Rama, sot me përfaqësuesit shoqatës së ricikluesve shqiptarë, argumentet e ekspertes së mjedist, Ornela Çuci, drejtore e “UET Enterprise”, shkaktuan debat në media. Në një artikull të “lapsi.al” thuhej se, ekspertja ishte përdorur nga kryeministri, por Çuçi thotë se ka mbrojtur pikpamjet e saj si eksperte, dhe madje këtë e ka bërë dhe publikisht në një artikull të mëparshëm tek gazeta “Mapo”. Gjatë fjalës së saj në takimin me Ramën, ajo iu drejtua ambjentalistëve që dalin kundër riciklimit të mbetjeve se para se të kundërshtojnë duhet të informohen dhe të kuptojnë rëndësinë e çështjes. Ja çfarë tha ajo në tryezë:

“E para për miqtë e mi ambjentalistë. Të gjithë energjinë që harxhojmë për protesta, le ta përdorim për të informuar këtë popull, i cili është ndoshta më i painformuari në rajon për manaxhimin e mbetjeve. Një shishe plastike kërkon 1000 vjet të dekompozohet. Nëse i groposim shishet e plastikës, niveli i ndotjes toksike në ujrat nëntokësore do të jetë i madh me pasojë ndotjen e florës dhe faunës në mjedisin ujor të vendit.

Vetëm në UET, ku unë punoj, prodhohen rreth 2000 shishe plastike në ditë. Këto mbetje duhen medoemos të riciklohen. Nëse kompanitë ricikluese sigurojnë vetëm 27.6% të lëndës së parë brenda vendit, atëherë ato do të mbyllen me siguri. Çfarë do të bëhet me shishet plastike dhe të gjitha mbetjet tona nëse nuk do të funksionojë kjo industri?

E dyta, z. Kryeministër, në çdo vend të zhvilluar të gjitha nismat e mëdha vendimmarrëse mbështeten fort në funksionimin e Helikës së Artë: Studim shkencor e akademi, Qeverisje lokale e qëndrore dhe Biznes, por unë këtu do të shtoja edhe mediat të cilat kanë një detyrë të madhe, informimin. Nëse reformat tuaja nuk janë paraprirë nga studime të mirëfillta, për të cilat të informohet ky popull direkt, pa ngjyrime politike e partiake, gjithnjë ka për të pasur të tilla reagime frike”.

Duke reaguar më pas ajo thotë se “Unë e kam trajtuar situatën vetëm nga ana mjedisore, si një fushë që e njoh. Nëse analizës mjedisore i shtoj edhe analizën ekonomike dhe punësimin, kjo më bën të mos dal këtë herë përkrah miqve të mi ambjentalistë.

Ajo që duhet menjëherë të fillohet nga puna tashmë është një analizë se si dhe sa kohë do të na duhet të arrijmë menaxhimin e integruar të mbetjeve, pasi aktualisht ne nuk njohim ende sasinë reale të mbetjeve të riciklueshme në Shqipëri. Ne nuk mund të pretendojmë nga një ditë në tjetrën të jemi Gjermani, e cila arrin në masën 73% sasinë e riciklimit, por duhet të fillojmë nga diku, sigurisht jo duke frenuar edhe atë pak sa bëjmë në vend”.

E keqardhur për faktin se Lapsi.al e quante qëndrimin e saj një përdorim nga ana e kryeministrit, Çuçi thotë se “në një debat kaq të ndjeshëm ne ekspertëve na takon të flasim me argumente dhe të mos bëhemi emocionalë e aq më keq populistë. Kjo nuk i shërben askujt”. “Mbetjet i kemi nëpër këmbë, në lumenj, në fusha, në male, kudo. Ejani të diskutojmë si ta zgjidhim këtë çështje emergjente. Importi është vetëm një zgjidhje aktuale për çështje të riciklimit, që parashikon të zbrasë në mënyrë të konsiderueshme landifillet në vend. Kjo nuk është zgjidhje afatgjatë, por është e duhura për emergjencën ku ndodhemi”, thekson ajo. Çuçi shton se nuk është ajo dhe as ekspertët si puna e saj që marrin përsipër të bëjnë kontrollorin e keqmenaxhimit dhe korrupsionit që mund të ndodhë me importin, jo vetëm të mbetjeve, por të çfarëdolloj importi.

Pas një specializimi në Gjermani për çështjet mjedisore, ajo sapo ka mbrojtur doktoraturën në Edukimin Mjedisor në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe është lektore e lëndëve “Vlerësimi i ndikimit në Mjedis” dhe “Legjislacion Mjedisor” në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.

Ja argumentet e saj për importin e mbetjeve- artikulli i botuar të shtunën tek gazeta Mapo

Të importojmë mbetje, të pastrojmë vendin

Nga Ornela Çuçi*

Ligji për importimin e mbetjeve ka shkaktuar debate të mëdha. Një pjesë e opinioneve shprehen kundër duke folur për pamundësi të vendit për të përballur këtë proces dhe për korrupsion dhe një pjesë tjetër mendojnë se ligji do të vitalizojë një industri të rëndësishme dhe ndihmojë në pastrimin e vendit. Gazeta Mapo sjell opinionin e deputetes së opozitës Irma Kopliku, e cila kundërshton ligjin dhe flet për pasoja të rënda që mund të sjellë ai. Gjithashtu, gazeta sjell edhe opinionin e ekspertes së mjedisit Ornela Çuçi, e cila e sheh ligjin si të nevojshëm dhe i quan të gjitha frikërat irracionale.

Ne refuzojmë të besojmë atë çka ne nuk kuptojmë, thotë Napoleon Hill, në librin e tij Think and Groë Rich. Është pikërisht kjo shprehje ajo që më vjen ndërmend ndërkohë që vëzhgoj këto ditë debatet rreth ndryshimeve në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Zhurmnajë e madhe rreth përkufizimit madje edhe të termit të përdorur, mbetje apo plehra. Të dyja na trembin, kjo e dyta më tepër. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, termi “mbetje të ngurta” përcaktohet si materiale të padëshiruara të hedhura nga shtëpitë, mbetjet në rrugë, veprimtaritë e bizneseve apo ato agrare. Ky është termi të cilin përdor ligji 10463 dhe ndryshimet e tij.

Në harkun kohor prej tri vitesh, nga forca të ndryshme politike, sipas interesit momental por edhe nga shoqëria civile kundërshtohen ndryshimet në nenin 48 të ligjit për dy arsye.

Së pari, sepse qeverisja jonë karakterizohet nga aftësi të pakta menaxheriale dhe sepse korrupsioni i shtrirë kudo e ka mbërthyer fort administratën doganore. Të dyja konstatime pothuajse të drejta, të faktuara madje herë pas here. Në këtë këndvështrim unë ngre me forcë zërin tim: të mos importojmë ushqime! Të mos importojmë miell, oriz, sheqer, makarona. Madje do të shkoj më tej duke thënë: Të mos pimë ujë! Shishet plastike me të cilat ambalazhohet uji i pijshëm në vendin tonë, importohen, andaj nuk duhet të pimë ujë. Të kërkojmë ndryshime të menjëhershme në ligjin për çdo …read more

Hadija, bashkëshortja sharmante e Eqerem Bej Vlorës, më e bukura ndër aristokratet vjeneze

Nga sallonet mondane, në kampin e internimit në Kavajë, atje ku humbi njërën prej vajzave në moshë të re e ku kaloi ditët e fundit të jetës së saj.

Kjo grua e hijshme e aristokrate, quhet Hadije Vrioni. Ishte bashkëshortja e Eqrem bej Vlorës. Ishte zgjidhja: “me mend e jo me zemër” në jetën e Eqerem Bej Vlorës, veprimtar i çështjes shqiptare, diplomat, politikan, shkrimtar dhe historian shqiptar.

Kjo fotografi e Hadije Vrionit, është realizuar në një mbrëmje aristokratësh në Vjenë, ku ajo u zgjodh si më e bukura. Është nga të rrallat fotografi të saj të publikuara që vjen si një dëshmi nga jeta thuajse e panjohur e Eqrem bej Vlorës. Hadija ishte e bija e Salih Pashë Vrionit dhe mbesa e Kahreman Pashë Vrionit (themelues i qytetit të Fierit). U martua me Eqerem Bej Vlorës në vitin 1925: “Ishte një martesë me mendje dhe jo me dashuri, por një zgjedhje e qëlluar dhe fatlume”, e përshkruan Eqerem bej Vlora në kujtimet e tij.

Një tjetër grua kishte qenë shumë e rëndësishsme në jetën e tij. Ishte Amelia Von Godi. Sipas kujtimeve të Eqerem bej Vlorës, Amali von Godin lindi në 7 mars 1882 në Bavari dhe ishte pinjolle e një familje aristokrate. Ajo erdhi në Shqipëri në vitin 1908 për t’iu përkushtuar studimit të gjuhës dhe traditave të Shqipërisë. Në këtë kohë u njoh me Eqerem bej Vlorën dhe ra në dashuri. Ishte pikërisht feja myslimane, e cila pengoi që dashuria e tyre e bujshme të kurorëzohej me martesë. Eqerem Bej Vlorën e ndalonte familja e tij myslimane vlonjate.

Kështu, në jetën e Eqerem Bej Vlorës erdhi Hadija, vajza e bukur e familjes së Vrionëve. Për shkak të zhvillimeve politike në Shqipëri, me ardhjen e komunistëve në pushtet, Eqerem bej Vlora u nis për mërgim. Por, para se të nisej drejt Italisë, të shoqen dhe të bijat i çoi tek e motra, e shoqja e Eqrem bej Libohovës. E vogla ndër dy vajzat e Eqerem bej Vlorës, ishte 11 muajshe, kur u largua i ati, ndërsa e madhja 12 vjeç. Jetuan nën persekutimin komunist bashkë me të ëmën Hadijen duke lëvizur në vende të ndryshme internimi të përcaktuara nga regjimi. Vajzat e Eqerem bej Vlorës mundën të kryejnë vetëm shkollimin e mesëm dhe më pas punuar si punëtore krahu. Njëra prej tyre vdiq e re, ndërsa nëna e tyre, Hadija, e shoqja e Eqrem beut, vdiq më 1984 në kampin e internimit në Kavajë./ 27.al

…read more

FOTO/ Koha kur Korfuzi banohej nga çamët

Dalin pafund dokumente që vertetojnë praninë dhe autenticitetin e shqiptarëve në Greqi gjatë tërë periudhës së historisë.

Ndonëse sot njihet si territor grek Ishulli i Korfuzit dikur ka qenë i populluar nga shqiptarë autoktonë, apo çamë.

Shqiptarët e Çamërisë dallohen në foton e parë në portin e Korfuzit më 1895, fotografuar nga Frederick Edward Gould Lambart kurse në të dytën, po në vitin 1895, çamë me veshje kombëtare.

…read more